fbpx

Iu vdes pacientja në duar, procedohen penalisht 2 mjekët e spitalit privat, detajet e rënda

Policia ka dhënë pak më parë njoftimin se dy persona pjesë e personelit mjekësor në një klinikë private në Korçë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtjmit të pacientes Xhensila Duka, nënë e dy fëmijëve të mitur, e cila ndërroi jetë.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:

I.B., 65 vjeç dhe M. P., 39 vjeçe, banues në Korçë.

Këta shtetas, duke qenë me detyrë personel mjekësor në një klinikë private, dyshohet se nuk kanë respektuar protokollet mjekësore gjatë trajtimit të pacientes Xh. D., 39 vjeçe, banuese në Korçë, e cila dje rreth orës 16:30, ka gjetur vdekjen në këtë klinikë.

Në lidhje me këtë rast, po priten rezultatet e autopsisë ligjore.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.