fbpx

Iu vendosën dy gjoba, ironizon Basha: Unë kam 6 patenta

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka një mesazh për dy gjobat që iu vendosën atij si dhe heqjen e patentës.

Basha u shpreh për News24 se ka respektuar distancën sociale, ndërsa me ironi deklaroi se ka 6 patenta.

“Është thjesht hakmarrje, pasi kam respektuar një më një rregullat e Covid-19. Të jeni të sigurt se mua nuk më bën pis dikush që ka marrë namin tashmë si kreu i një qeverie të delegjitimuar. Unë kam 6 patenta”, tha ai.