fbpx

Iva Tiço flet publikisht për jetën private dhe bashkëjetesën me partnerin gjerman

Gazetarja e njohur shqiptare, Iva Tiço, ka folur për jetën e saj private dhe bashkëjetesën me partnerin gjerman.

E ftuar pasditen e djeshme në emisionin “Rudina”,  Iva u shpreh se është shumë e lumtur dhe kjo është hera e parë që bashkëjeton me dikë.

Në këtë periudhë jam e lumtur sa më vjen edhe turp të them se jam e lumtur, është e dukshme se jam e lumtur, sepse nuk po marr pjesë në asnjë debat, nuk po zihem me askënd, pra kam një lloj indiference që shumë njerëz ma kanë thënë se do kalojë…e shpjegoj me këtë lloj gjëje, që jam duke u marrë me jetën time personale, të gjithë më thonë do të kalojë, por nuk dua të më kalojë lumturia me thënë të drejtën. Për momentin jetojmë të dy në shtëpinë time. Prandaj them që nuk di, dua të shpjegoj shenjat ndonjëherë, si kanë ardhur gjërat, sepse nganjëherë është e kotë të bësh plane, pasi për herë të parë unë kisha bileta të programuara disa muaj përpara dhe gjithçka ndryshoi për shkak të virusit”, u shpreh Iva gjatë intervistës në studio.

Ghithashtu gazetarja tha se i dashuri i saj është IT dhe se janë njohur rastësisht në një kafene, ku ajo ishte vetëm me laptopin e saj.