fbpx

Ivanka Trump mund të drejtojë Bankën Botërore

ivanka.jpg

Ivanka Trump mund të jetë udhëheqësja e Bankës Botërore. Vajza e presidentit amerikan është midis kandidatëve për rolin kryesor. Një tjetër kandidate potenciale është ish-ambasadorja e OKB-së Nikki Haley, e cila thuhet se ka shpallur kandidaturën e saj për të drejtuar Bankën Botërore pas dorëheqjes së Jim Yong Kim.

Presidenti që po largohet Jim Yong Kim befas njoftoi të hënën se do të heqë dorë nga mandati i tij si president i bankës më shumë se tre vjet përpara se afati i tij i dytë të përfundonte.

Kjo ka hapur rrugën për Ivankën, si dhe për Haley që dha dorëheqjen si ambasadore muajin e kaluar, raportoi Financial Times.

Para se të bëhej këshilltare e babait të saj në Shtëpinë e Bardhë, Ivanka ishte zëvendëspresidente ekzekutive në Organizatën Trump.

Ajo filloi karrierën e saj si modele para se të hynte në botën e biznesit dhe të shoqëronte babanë e saj në emisionin televiziv “The Apprentice”.

Të tjerë kandidatë për postin janë Nënsekretari i Thesarit për Çështjet Ndërkombëtare David Malpass dhe Mark Green, kreu i Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar.

Departamenti i Thesarit nuk pranoi të komentojë mbi kandidatët e mundshëm.

Bordi i Bankës Botërore tha të enjten se do të fillojë pranimin e nominimeve për një udhëheqës të ri në fillim të muajit të ardhshëm dhe do të emërojë zëvendësuesin Kim deri në mes të muajit prill./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303