fbpx

Izet Haxhia serish në burg, avokati ngre pikëpyetje për procesin

izet-haxhia.png

Izet Haxhia do të mbetet serish në burg. Vendimi është marrë nga Gjykata Tiranës, e cila ka rrëzuar sot kërkesën e tij për revokimin e masës së sigurisë.

Sipas avokatit Idajet Beqiri, i cili mbron ish-truprojën e Sali Berishës në këtë proces, që prej transferimit të tij nga Turqia ne drejtim të vendit tonë, rrëzimi i kërkesës për revokim të masës së sigurisë “arrest në burg” është bërë pasi sipas gjykatës është prishur vendimi i kompetencës nga Gjykata e Lartë dhe afatet fillojnë nga e para.

Sipas mbrojtësit Beqiri arsyetimin në fjalë nuk e parashikon ligji dhe ndryshe është zbatuar për shtetas të tjerë shqiptarë. Beqiri shton se ky proces gjyqësor vijon të trajtohet dhe gjykohet politikisht.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303