fbpx

Izraeli përmbys Skocinë, gëzon Shqipëria

Izraeli, kundërshtari i ardhshëm i Shqipërisë në Ligën e Kombeve, triumfoi 2-1 ndaj Skocisë dhe mori 3 pikët e para në kompeticionin e Ligës së Kombeve.

Ky rezultat i shkon mjaft për shtat edhe kombëtares shqiptare, pasi tashmë të 3 skuadrat e grupit kanë zhvilluar nga dy ndeshje dhe kanë nga 3 pikë secila, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin.

Në ndeshjet e tjera të Ligës së Kombeve, Portugalia mori një tjetër fitore në Grupin 3 të Ligës A, teksa fitoi me rezultatin 2-3 në Varshavë, ndaj Polonisë.

Në Podgoricë, Mali i Zi priti Serbinë. Aleksandar Mitrovic shënoi dy herë për serbët, të cilët morën një fitore 0-2 dhe konsoliduan pozitat në krye të grupit 3, të Ligës C.

Lër një koment