fbpx

Izraeli vaksinon 25% të popullsisë, radhën e kanë 40-vjeçarët

Screenshot_11-11.png

Izraelitët mbi moshën 40 vjeç tashmë kanë të drejtë që të vaksinohen për koronavirusin, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të vendit të martën. Më tej, ministria shtoi se ka në plan të zgjerojë fushatën për të vaksinuar 250,000 njerëz në ditë.Të hënën, vendi arriti një rekord duke vaksinuar 186,000 njerëz gjatë 24 orëve. Rreth 114,000 personave iu dha një dozë e dytë dhe 72,000 të tjerëve doza e parë. Në total, 22 milion izraelitë janë vaksinuar, ose 25% e popullsisë, duke përfshirë 422,000 persona që i kanë marrë të dyja dozat, rreth 5%.Izraeli e filloi fushatën e vaksinimit në 17 dhjetor. Për javët e para, përparësi iu dha stafit mjekësor, pacientëve me sëmundje ekzistuesve personave mbi moshën 60 vjeçare, por Ministria e Shëndetësisë ka zgjeruar në mënyrë progresive kriteret e saj për të përfshirë mësues dhe të rinj.Qeveria e vendit e bindi kompaninë farmaceutike Pfizer që në këmbim të të dhënave mjekësore, të rrisë në mënyrë drastike furnizimin me doza të vaksinave, krahasuar me ato për të cilat kishin rënë dakord fillimisht.Sipas asaj që u raportua nga media izraelite javën e kaluar, kompania është vendosur të sigurojë midis 400,000 dhe 700,000 doza çdo javë

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303