J.Lo dhe Shakira ndezën “Super Bowl”

j.l0-shakira.jpg

Të dielën në mbrëmje u mbajt një prej ngjarjeve më të ndjekura në SHBA, finalja e Kampionatit të Futbollit Amerikan, “Super Bowl”.

Vëmendje të madhe në këtë ngjarje marrin performancat e yjeve të muzikës. Duke filluar nga Demi Lovato, e cila e këndoi himnin shtetëror para se të fillonte loja mes ekipeve finaliste, “49ers” dhe “Chiefs”, e deri te interpretimi energjik i dy super yjeve të muzikës latine, Jennifer Lopez dhe Shakira.

Dy këngëtaret shënuan histori, duke u bërë yjet e para latine që ishin performueset kryesore në këtë ngjarje të rëndësishme sportive. Që të dyja interpretuan një kolazh të hiteve të tyre muzikore, duke sjellë shumë energji në skenë dhe të shoqëruara nga një trupë e madhe balerinësh.

“Super Bowl” u mbajt në stadiumin “Hard Rock” të Miamit, çka edhe ishte e kuptueshme pse “NFL”, i ka zgjedhur dy këngëtare latine për të performuar në qytetin e përbërë 70% nga hispanikët.

Për 12 minuta kohë, yjet e muzikës pop, Shakira dhe JLo, i interpretuan 20 këngë së bashku.

Një moment tjetër special i mbrëmjes ishte, kur në skenë doli për të performuar vajza e Jennifer Lopez, Emme. Ajo e shoqëroi të ëmën në interpretimin e një kënge, ku JLo u shfaq me një pelerinë të madhe e cila në njërën anë e mbante flamurin amerikan dhe në tjetrën anë, atë të Puerto Ricos.

Ky, po ashtu ishte momenti kur u nderua legjendën e ndjerë të basketbollit Kobi Bryant, i cili vdiq javën e kaluar në një aksident me helikopter, bashkë me vajzën e tij Gianna dhe shtatë persona të tjerë.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303