Ja akset kombëtare rrugore që do të ndërhyhet në vitin 2019

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri duke raportuar në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese tha se qeveria do të punësojë kompani të huaja për të bërë supervizimin e projekteve që po ndërtohen me Partneritet Publik Privat.

Sipas tij fondet janë të nevojshme dhe për supervizimin e nevojshëm të këtyre projekteve janë deklaruar publikisht se janë marrë shqetësime lidhur me kostot e projekteve.

“Ne, për të qenë të mbrojtur dhe për të transferuar rrisqet siç duhet, sepse risia e PPP është që rriskun ta marrë privati me projektimin, dizenjimin ekzekutimin e veprës në kohë dhe dorëzimin me çelësa në dorë brenda afateve të lejuara në kontratë që zakonisht variojnë nga 1-2-3 vjet dhe marrjen e rriskut e të mirëmbajtjes së dhjetë viteve të ardhshme – kemi parashikuar fonde për të marrë kompani ndërkombëtare inxhinerike të supervizimit.

Do të thotë që të gjitha këto kompani do të supervizohen nga kompani të huaja“, tha Damian Gjiknuri.

Po kështu në pr/buxhetin e vitit 2019 është parashikuar dhe mbështetja e nevojshme për projektet e PPP-ve.

“Buxheti realizon dhe mbështetjet e nevojshme që do të kenë PPP. Bëhet fjalë për Rrugën e Arbrit po ecën me ritme të kënaqshme. Mbi 17-18% e punës së realizuar. Ky buxhet mundëson financimin sipas kontratës :

-Bën të mundur fillimin e rrugës Thumanë- Kashar dhe ky projekt me PPP. Kontratë që pritet të miratohet në qeveri në ditët në vijim. Brenda pak muajsh do të kemi një kantier të ri të hapur. Pritet të zgjidhë një problem të madh të trafikut nga Thumana  në drejtim të kryeqytetit apo të jugut.”

Ndërhyrjet me pr/buxhetin e 2019 në rrugë

-Do të përfundojnë të gjitha ndërhyrjet në nyjën e Milotit, apo të gjitha rrugët lidhëse afër Milotit.

-Do të bëjmë të mundur financimin e pjesës së Unazës së Tiranës,  nga pallati me Shigjeta drejt sheshit Shqiponja, që do të lidhet me autostradën Tiranë-Durrës.

-Rruga e Elbasanit brenda disa muajsh do të përfundojë

-Do bëjmë të mundur përfundimin e By Pass të Fierit dhe Vlorës.

-By Pass i Fierit fillon puna sot, dje u nënshkrua kontrata

-By Pass i Vlorës nis puna brenda pak ditësh

-Vitin tjetër nis ndërtimi i tunelit në Kardhiq- Delvinë.

Lër një koment