Ja arsyeja pse Elhaida Dani nuk ka publikuar këngë këto dy vite

‘E ngrirë’ ka qenë projekti i saj i fundit për ‘Kënga Magjike’ në vitin 2017.

Flasim për këngëtaren e njohur, Elhaida Dani e cila vijon t`i mungojë publikut shqiptar me projektet e saj muzikore.

Por me se po merret këngëtarja shqiptare dhe a e ka ndërmend t’i kthehet muzikës me projekte të reja?

“Prive.al” bën me dije se Elhaida është e angazhuar me performancat e saj në teatrot italiane, ku rolin më të fundit ka pasur atë të Esmeraldës.