fbpx

Bukuroshja shqiptare në Miss Universe 2019

modelja.jpg

Është modelja shqiptaro-amerikane, Cindy Marina ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e Miss Universe 2019.

Marina është një modele e njohur, por edhe volejbolliste e famshme në ekipin e volejbollit të femrave të Trojans USC dhe ekipit kombëtar të volejbollit të femrave shqiptare në SHBA.

Marina u lind më 18 korrik 1998 në Çikago, Illinois. Ardian dhe Kristina Marina nga Shkodra janë prindërit e saj të cilët emigruan në Itali kur ishin të rinj, për t’u zhvendosur më vonë në SHBA. Ata vendosën ta quanin kështu vajzën pas emrit të super modeles së famshme, Cindy Crawford.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303