Ja çfare bëri Angela Martini për ditëlindjen e bashkëshortit

Screenshot_10-1.jpg

Nëse më parë modelja shqiptare Angela Martini ndante çdo detaj nga jeta e saj private, së fundmi ajo është treguar më e rezervuar.

Modelja ka qenë shumë aktive në rrjetet sociale, por kohët e fundit ajo ka dashur te jetë e rezervuar në lidhje me jetën e saj private.

Dhe këtë mund ta kuptojmë nga fakti se, festën për ditëlindjen e bashkëshortit të 12 tetorit e publikoi vetëm mbrëmjen e 1 nëntorit.

“Postim i vonuar për festën surprizë të ditëlindjes së dashurisë sime. 12 tetor”, shkruhet në mbishkrimin e postimit.

Ajo i ka bere bashkëshortit një feste surprizë plote me tullumbace tortën me kate ku ne çdo ane te saj janë te shfaqura fotot e tyre dhe pothuajse te gjithë jetës së Dragos

Për të ndezur atmosferën ishte zgjedhur që të performonte këngëtarja e njohur rumune Delia, ndërsa mes të ftuarve spikaste edhe profesionisti nr.1 i tenisit në Rumani, Ilie Nastase.

Ajo qe tërhoqi vëmendjen ishte veshja e saj super seksi. Modelja shqiptare kishte zgjedhur një fustan të bardhë, me dekolte të hapur dhe të çarën që vinte deri rrëzë kofshës.

Si përfundim Angela di gjithmonë si të qëndroje në qendër të vëmendjes

 

scroll to top