Ja çfarë duhet të plotësoni për të hyrë në SPAK

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka publikuar sot listën e plotë të kërkesave që duhet të plotësojnë kandidatët që dëshirojnë të bëhen pjesë e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar.

Pas njoftimit se datës 07.01.2019, nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë per shpalljen e fillimin e procedurave për plotësimin e 15 (pesëmbëdhjetë) pozicioneve vakante në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ju sqarojmë se ; Prokuroret e interesuar per te kandiduar në Prokurorinë e posaçme (SPAK), nuk është e nevojshme të dorëzojnë pranë KLP, dokumentacionin sipas pikave 2 deri ne 6 dhe konkretisht:

  1. Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në drejtësi dhe e listës së notave;

Kopje e noterizuar e diplomës së studimeve në Shkollën e Magjistraturës dhe e listës së notave (n.q.s ka);

Kopje e Dekretit të Presidentit për emërimin si Prokuror;

Kopje e Urdhrit të Prokurorit të Përgjithshëm për caktimin si prokuror në Njësinë e Përbashkët Hetimore, Prokurorinë e Krimeve të Rënda ose Drejtorinë kundër Korrupsionit dhe Krimit Ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme;

Kopje të 2 akteve të fundit të vlerësimit të punës dhe aftësive profesionale e morale si prokuror.

Gjithashtu ju sqarojmë se Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ushtrojë funksionin pranë ambienteve të Prokurorisë së Përgjithshme kështu që dhe dokumentacioni duhet të adresohet në adresën: Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Rruga “Qemal Stafa” nR. 1, Tiranë./real-news.tv/