Ja çfarë ka bërë Basha në Holandë që ndihet krenar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa zhvilloi pak minuta më parë një bashkëbisedim me studentët tek Universiteti Politeknik, foli edhe për periudhën e studimeve të tij në Holandë.

Basha tregoi një eksperiencë të tijën nga Holanda ku kishte thyer edhe një rekord.

“Unë kam marrë pjesë në një nga Gjyqet më të famshme në botë ku së bashku me tre persona të tjerë konkurruam. Aty morën pjesë studentë të Harëardit dhe studentë nga Universitetet më të mira të botës. Ne zumë vendin e pestë i cili edhe sot ngelet nga vendi më i lartë që ka zënë Holanda dhe më duket se është rekord edhe sot. E thashë këtë jo për t’u mburrur por për të treguar rëndësinë e e praktikës dhe pjesëmarrjes nëpër aktivitete të tilla. Është arritje dhe motivim për një 24 vjeçar siç isha unë asokohe”,-tha Basha. /real-news.tv/