fbpx

Ja çfarë mendon Justin për këngën që Selena i ka dedikuar

justin-bieber-selena-gomez.jpg

Selena Gomez ka publikuar dy videoklipe të njëpasnjëshme, të cilat i dedikohen ish-it të saj, këngëtarit Justin Bieber.

Një burim pranë familjes Bieber thotë se Justin dhe Hailey nuk do të flasin në publik lidhur me këtë çështje dhe se ata të dy duan që Selena të jetë e lumtur.

“Sigurisht që Justin dhe Hailey e kanë dëgjuar këngën e re të Selenës, dhe ata të dy po përpiqen të mos bëjnë asnjë reagim ndaj teksteve të saj që i referohen Justin. Nuk është ideale për Hailey-n, por ajo e kupton procesin krijues të të shkruarit të muzikës dhe që Justin ka një të kaluar. Justin ka lëvizur plotësisht nga ai kapitull i jetës së tij dhe e kupton që Selena mund të reflektojë mbi të kaluarën.  Justin dhe Hailey dëshirojnë që Selena të jetë e lumtur dhe mirë dhe nuk janë të shqetësuar nga kjo”, thekson burimi i afërt pranë Justin dhe Hailey Bieber.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303