Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për ‘Dy gisht mjaltë’

maxresdefault-11.jpg

Aktori i njohur, Ermal Mamaqi dhe këngëtarja Elvana Gjata ndodhen së bashku në Kanë për të prezantuar filmin e tyre ‘Dy gisht mjaltë’.

Industria e madhe e kinematografisë ‘CINEUROPA’ i ka kushtuar një artikull Mamaqit si dhe rrëfen subjektin e filmit.

“Aktori, skenaristi, regjisori, producenti Ermal Mamaqi është një dhe i vetëm. Filmi i tij është një komedi hit që është shitur ndërkombëtarisht si asnjë film tjetër shqiptar”, shkruan prestigjiozja “CINEUROPA”.

Në një video, Ermali ka prezantuar filmin dhe suksesin që ka arritur në shumë shtete si Kosova, Maqedonia, Zvicra, Austria, Gjermania.

Më tej ai thotë se filmi do jepet në disa kinema në shtetet si Anglia, Italia, Greqia dhe Amerika./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303