fbpx

Ja çfarë thonë ekspertët për përdorimin e syzeve të diellit tek fëmijët

Screenshot_4-8.png

Është mëse e vërtetë se gjatë verës, qoftë në det ose në mal, çdo prind nuk bën kompromis me përdorimin e kremrave të diellit me mbrojtje 50 tek fëmijët dhe me të drejtë. Por ndërkohë më pak vëmendje u jepet syve.

Sipas një studimi vetëm 66% e një grupi prindërish të intervistuar vlerësonin se fëmijëve duhet domosdoshmërisht të veshin syze dielli. Ndërkohë pjesa tjetër prej 34% e konsideronin të tepërt përdorimin e tyre.

Ndërkohë ekspertët thonë se sytë duhet të jenë të mbrojtur sa dhe sa lëkura.

“Mbrojtja e syve të fëmijëve është e barabartë me mbrojtjen e lëkurës. Nëse e mbroni lëkurën duke aplikuar mbrojtësin diellor para ekspozimit ndaj rrezeve ultravjollcë, sytë tuaj gjithashtu duhet të mbrohen duke mbajtur syze dielli”, thonë ekspertët

Cilat janë rreziqet nëse sytë nuk mbrohen siç duhet nga dielli?

“Refleksi i diellit në det ose në borë mund të shkaktojë konjuktivitin ose keratinën aktinike, ose një inflamacion akut të korneas, të karakterizuar nga mjegulla vizuale dhe dhimbje që zakonisht rriten gjatë natës. Është i njëjti inflamacion që pësojnë saldatorët dhe ata që shikojnë pa u mbrojtur drejt burimeve të rrezeve ultravjollcë, të tilla si llampat UVA “.

Syzet e diellit, duhet t’ua vini gjithmonë fëmijëve, veçanërisht nëse kanë sy me ngjyrë të hapur, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj dritës dhe nxehtësisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303