28.5 C
Tirana
E enjte, 13 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ja cilat janë detajet interesante se si lindi Viti i Ri

spot_img

1 janari, që ne e njohim si ditën e parë të vitit është dita e parë e kalendarit gregorian, që në Europë përdoret prej më shumë se 420 vjetësh. Në Mesjetë përdorej kalendari julian, i adaptuar në vitin 46 para Krishtit, nga Jul Cezari (prej nga ka marrë edhe emrin), sipas së cilit viti i ri fillonte me 1 mars. Kalendari gregorian u pranua nga shumë vende katolike në vitin 1582 dhe qysh nga ajo kohë, në këto vende nisi festimi i Vitit të Ri më 1 janar.

Duke iu referuar historisë, keltët festonin mbrëmjen e 31 tetorit dhe 1 nëntorin si festën e vitit të ri, e njohur ndryshe si Halloween, për të celebruar kohën kur toka fillonte të përgatitej që në verë të jepte frutet e veta. Në Angli dhe Irlandë, viti i ri festohej me 25 mars, “Dita e Mishërimit”, në Francë korrespondonte me të dielën e Pashkës, ndërsa në Spanjë, deri në vitin 1600, viti i ri ishte në të njëjtën ditë me Krishtlindjen.

Në vitin 1691, Papa Inocenti VI, për t’i dhënë fund këtyre ndryshimeve lokale sa i takon festimeve, shpalli dekretin, sipas të cilit, viti i ri do të fillonte për të gjithë më 1 janar. Vetëm me këtë përshtatje universale të kalendarit Gregorian (nga emri i papa Gregorios XIII, që e ideoi në vitin 1582), data 1 Janar u bë dita e parë e vitit. Danimarka dhe Suedia e pranuan këtë datë në vitin 1700, ndërsa Anglia në vitin 1752. Kështu kalendari gregorian u zbatua për shumicën e vendeve të krishtera dhe me kalimin e kohës u përhap edhe në shumë vende të botës.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat