fbpx

 Ja cilat janë ushqimet që nuk duhet ti konsumojmë pasi kanë substanca kancerogjene!

download-3-1.jpg

Të jetuarit shëndetshëm është padyshim qëllimi i secilit prej nesh. Kujdesi ndaj vetes fillon që nga detajet më të vogla të përditshmërisë tonë. A e keni menduar se sa të rrezikuar mund të jemi nëse nuk zgjedhim siç duhet ushqimet që konsumojmë? Sipas studimeve është publikuar një listë e plotë e produkteve ushqimore të cilat përmbajnë substanca kancerogjene. Për fat të keq në këtë listë bëjnë pjesë një sërë ushqimesh të cilat shumë prej nesh i kanë në përditshmërinë e tyre. Ja cilat janë produktet ushqimore të cilat duhet t’i largoni sa më parë nga tavolina juaj:

 

Domatet e konservuara

Nëse konsumoni domate të konservuara ju e ekspozoni veten drejt kancerit. Shumë kanaçe të domateve të konservuara janë bërë nga bisfenoli A, i cili njihet edhe si BPA. Ka prova që BPA ndikon në sistemin hormonal dhe rrit rrezikun e kancerit të gjirit dhe prostatës.

 

Buka e bardhë

Buka e bardhë shkakton një rritje të madhe të nivelit të sheqerit në gjak që mund të çojë në kancer. Një studim tregoi se njerëzit që hanë pesë feta bukë të bardhë çdo ditë kanë dyfishin e mundësisë për të marrë kancerin e veshkave sesa njerëzit që hanë një fetë e gjysmë. Është mirë të konsumoni bukë të zezë!

 

Mishi i kuq

Konsumimi i mishit të kuq nuk do të thotë se ju do të prekeni nga kanceri, por ka një rrezik në rritje. Është veçanërisht e rrezikshme kur ruhet në një nxehtësi të lartë sepse  formon një kimik të njohur si amine heterociklike. Mishi i kuq përmban nitrate të cilat bëhen kanceroze kur konsumohen dhe konsumimi i tepërt rezulton në formimin e përbërjeve nitrozo që sulmon membranat mukozale të zorrës së trashë. Ushqimi i mishit të kuq duhet të jetë i kufizuar dhe të kthehet në konsumimin e peshkut!

 

Miell i bardhë i përpunuar

Mielli i bardhë metabolizohet njëlloj si karbohidratet, megjithatë, i nënshtrohet procesit të zbardhjes i cili është i dëmshëm për trupin tuaj dhe pas një periudhe të gjatë konsumimi dhe mund të krijojë qeliza të kancerit. Mielli i grurit është alternativa më e mirë sepse nuk kalon nëpër procesin e zbardhjes.

Pijet e gazuara

Pijeta e gazuara kanë shumë sheqer, janë të tejngopura në kalori dhe përmbajnë 4-metilimidazol, që i jep pijeve të buta ngjyrën e tyre kafe. Studimet kanë treguar se këto kimikate rrisin rrezikun e kancerit. Disa vende kanë filluar të nxjerrin ligje për kufizimin e përdorimit të 4-metilimidazolit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303