16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Ja cilat vende dhe kultura nuk e festojnë Vitin e Ri njësoj si ne

spot_img

Pjesa më e madhe e botës ndjek kalendarin Gregorian, me 365 ditë, ose 12 muaj në një vit. Viti përfundon më 31 dhjetor dhe fillon më 1 janar dita e Vitit të Ri. Por ka disa kultura që e festojnë ditën e parë të Vitit të Ri më vonë gjatë vitit. Këto kultura ndjekin kalendarët hënor, diellor dhe të tjerë hibride për të treguar kohën.

Më poshtë disa kultura që e festojnë Vitit të Ri në një ditë që nuk është 1 janari.

Viti i ri kinez – 8 shkurt 2019.

I quajtur edhe si Festivali i Pranverës ose Viti i Ri Hënor, Viti i Ri kinez nënkupton fillimin e sezonit të korrjes në pranverë. Dominojnë zbukurime me dragoj të ngjyrosur dhe shfaqjet e fenerëve.

 Seollal (Viti i Ri Koreane) – 8 shkurt 2019.

Të tjera kultura aziatike në juglindje festojnë ditën e Vitit të Ri në Vitin e Ri Hënor. Por mënyra se si çdo nënkulturë e përkujton këtë ditë, ndryshon. Në Kore, Viti i Ri shënon një festë tre-ditore ku familjet falenderojnë një vit të begatshëm. Shumë vishen në veshje shumëngjyrëshe të quajtura “hanbok”, ndërsa të tjerë kryejnë një rit të lashtë ku ofrojnë çaj, të quajtur “charye”.

Nyepi (Viti i Ri Balinez) – 9 mars 2019.

Viti i Ri Balinez shënon ditën e parë të Kalendarit Saka të bazuar tek hëna. Ndryshe nga kulturat e tjera që mirëpresin vitin e ri me zhurmë, Nyepi është një ditë reflektimi dhe pushimi. Pjesa më e madhe e ishullit Bali është e mbyllur në këtë ditë. Por përpara Vitit të Ri, siguritsht që festohet, me ritualet e zjarreve të mëdhenj në të gjithë ishullin.

Nowruz (Viti i Ri iranian) – 20 mars 2019.

Për të festuar fillimin e pranverës, Noëruzi ndiqet nga dy komunitetet, Zoroastriane dhe Bahá’í. Data përkon me Ekuinoksin e Veriut, që bie në mes të marsit çdo vit. Dita zakonisht festohet me trumbeta për të paralajmëruar vitin e ri, vezët e ngjyrosura dhe enët e grurit për të treguar rritjen./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat