fbpx

Ja ç’ndodhi sot me 35 emigrantët e izoluar në Korçë nga koronavirusi

hoteli.jpg

Kanë lënë hotelin ditën e sotme 35 emigrantët e parë, që u izoluan menjëherë pasi dolën nga bllokimi në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.

Këta emigrantë u akomoduan në një hotel në periferi të qytetit të Korçës,ndërsa shpenzimet e hotelit dhe ushqimi me 3 vakte u mundësuan nga anëtari i Këshilli Kordinues i Diasporës, Lazim Destani.

Përpara largimit nga hoteli ata iu nënshtruan një kontrolli të imtësishëm mjekësor nga bluzat e bardha edhe pse gjate ditëve të qëndrimit të tyre ne hotel nuk kanë patur simptoma te COVID-19.

Pritet që gjatë ditëve ne vijim te dalin nga karantina edhe emigrantë te tjerë te akomoduar ne hotelet e qarkut të Korcës,tek të cilët rëndon likujdimi total i qëndrimit 14 ditor.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303