Ja disa mënyra efektive për të ulur temperaturën e lartë

 

Sipas autoriteteve shëndetësore, temperatura normale e trupit të një rrituri mund të variojnë nga 36.1 gradë Celsius deri në 37.2 gradë Celsius. Nëse është më e ulët apo më e lartë se këto norma, mund të shkaktojë shqetësime të ndryshme. Si temperatura shumë e ulët, ashtu edhe ajo shumë e lartë, janë shumë të rrezikshme për shëndetin.

Nëse temperatura është mbi mesataren dhe nuk dëshironi të merrni medikamente kundra uljes së saj, më poshtë do të lexoni për disa ushqime që mund të rikthejnë temperaturën normale të trupit tuaj.

Mentja

Arsyeja pse shumë produkte të kujdesit oral kanë aftësi ftohëse, është mentja e pranishme në to. Konsumi i kësaj barishteje është një ide e mirë sa herë temperatura juaj rritet. Ju mund ta konsumoni në formë çaji ose në formë coktaili jooalkoolik me disa kube akulli e limon.

Shalqiri

Nëna natyrë është e zgjuar. Ajo e di shumë mirë që shalqiri funksionon për mrekulli në uljen e temperaturës së trupit, prandaj e ka bërë këtë frut superhidratues, pikërisht në sezonin e verës. 92% e masës së këtij fruti përbëhet nga uji.

Pjepri

Një tjetër frut që gjendet me bollëk në muajt e nxehtë të vitit është pjepri. Ky është një tjetër plan i mirë i nënës natyrë. Kështu që prisni disa fjeta pjepër gjatë virozave të verës ose pas aktiviteteve të rënda fizike që rrisin temperaturën e trupit.

Lëngu i limonit

Përveçse është i pasur me vitaminë C e cila forcon sistemin imunitar, lëngu i limonit është gjithashtu i dobishëm për uljen e temperaturës së trupit. Është një frut që gjendet dhe në verë dhe në dimër. Është i dobishëm për lëkurën, prandaj ju bën të dukeni rrëzëllitës në aventurat tuaja verore.

Ujë kokosi

Nëse udhëtoni drejt vendeve tropikale, temperatura juaj e trupit do të jetë më e lartë se normalja për shkak të motit të nxehtë dhe të lagësht. Por lajm i mirë është se uji i kokosit, i cili gjendet me shumicë në këto vende, ndihmon në reduktimin e temperaturës së trupit.

Qumështi

Të gjithë e dinë që qumështi është një burim fenomenal i kalciumit dhe ul rrezikun nga osteoporoza. Funksionon gjithashtu edhe për uljen e temperaturës së trupit. Një gotë  qumësht i freskët  direkt nga frigoriferi me të vërtetë mund të ndihmojë në rikthimin normal të temperaturës së trupit.

Shegët

Përveç farave, edhe lëngu i shegës  është shumë i shijshëm. Këto fruta me veti të mëdha ushqyese mund të ndihmojnë për të rikthyer temperaturën e trupit brenda atij që quhet diapazoni normal. Mund t’i konsumoni kokrrat e shegës siç janë ose t’i bëni lëngje freskuese.

Fruta të thata dhe fara

Përveçse furnizojnë trupin me proteina dhe acide yndyrore, frutat e thata dhe farat e ndryshme mbrojnë gjithashtu nga temperatura e lartë e trupit. Kjo është arsyeja pse ato janë një ide shumë e mirë si vakt i ndërmjetëm. Përmbajtja e tyre proteinike është shumë e dobishme edhe për të rikuperuar muskujt e dobët.