Ja disa shpikje qesharake, por që mund t’ju shërbejnë

1. Geta me qime

Këto geta “të mrekullueshme” krijojnë pamjen njësoj sikur këmbët tuaja të mos jenë depiluar prej vitesh. E për çfarë mund të shërbejë ato?! Ah, funksionon në mënyrë të përsosur për t’ju mbrojtuar nga perversët…

2. Reçipeta plot me verë

Pothuajse 1 shishe verë mund të derdhet brenda tyre. Ka plot mënyra se përse mund t’ju shërbejnë. Psh, merrini në kinema dhe kënaquni duke pirë nga pipza e fshehtë. Do të shijoni filmin ndërkohë që edhe gjoksi juaj do të duket më i madh.

3. Jastëku i kolltukut “përqafomë”

Ndiheni të vetmur darkave? Atëherë merrni një sy gjumë ndërkohë që ju përqafon jastëku juaj i preferuar. Kjo është një ide brilante për ata që duan më shumë ngrohtësi në kushtet e shtëpisë.

4. Unazë por edhe hapëse shishesh

Ndoshta kjo do të ishte nga ato bizhuteri të cilës meshkujt nuk do i bënin naze. Me këtë unazë të veçantë mund të hapet lehtësisht një shishe birrë.

5. Jastëku për bibliotekë

Ky jastëk struc është projektuar për një gjumë të rehatshëm kudo që të jeni. Është i butë në të gjitha anët, mund të marrësh frymë lehtë dhe mund t’i ngrohësh duart brenda dy vrimave në anën e sipërme.

Lër një koment