Ja dokumenti/ Pedagogët dënojnë dhunën ndaj studentëve

Dhuna e ushtruar ndaj studentëve që janë ngujuar në fakultetet përkatëse ka nxitur reagime të shumta. 21 pedagogë të Universitetit të Tiranës kanë dënuar publikisht ndërhyrjen me forcë të policisë në Fakultetin e Ekonomisë, dhe ushtrimin e dhunës ndaj studentëve në momente të caktuara.

Nëpërmjet një letre dërguar senatit të Universitetit të Tiranës, Dekanatit të fakultetit të Ekonomisë, Rektoratit si dhe të gjithë stafit akademik, pedagogët kërkojnë reagim të menjëhershëm.

/real-news.tv/