fbpx

Ja fatura që duhet të paguajë vajza ideale e Ylli Limanit

ylli-li.jpg

Si rrallëherë artisti Ylli Limani ka zbuluar pak nga jeta e tij sentimentale, duke rrëfyer karakteristikat e vajzës që mendon se do të ishte idealja për të.

Vajzën idele në krah të tij Ylli e mendon me karakter të fortë dhe që do të arrijë të përballojë famën e tij.

“Vajza nuk është një trofe siç e konsiderojnë disa njerëz publikë. Unë ushëtij nëpër zemra, me dijeni nuk kam lënduar shumë asnjë deri tani. Jam shumë kurioz se si do të ndihem nëpër koncerte se e mendoj ndodnjëherë( kur të gjej vajzën që dua), por kam me e dit që edhe ajo do e paguajë atë faturën e vet, se po vjen në një tokë pak problematike. E di që do të gjej dikë me karakter të fortë”, tha Ylli.

Ai tregoi edhe disa prej momenteve ku e ndjen që duhet të jetë vetëm për të menduar më kthjellët për këngën e re.

“Mund të ndihem i vetmuar kur hy në atë kontinent që askush nuk e kupton. Është një kontinent toksik që nuk rri shumë gjatë, por vetmia vjen si pasojë e punës, se je gjithë kohën në mendime për këngën e re, tekstin e ri, veshjen e re dhe fillon me i zgjidh disa probleme, nuk e bëj shumë shpesh, dy deri tre ditë jam diku vet, gjëja më e vështirë është kjo që po bëj sot, por sapo del unë do të shoh veten dhe them uu”, tha Ylli.

Ylli Limani është një prej artistëve më të dashur për publikun shqiptar, i cili edhe pse i ri në moshë ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve me zërin dhe rrymën e veçantë që ka zgjedhur të përcjellë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303