Ja kriteret/ Hapet gara për 300 vende në shkollën e policisë për patrullë të përgjithshme

Policia-e-Shtetit.jpg

Një vendim është publikuar ditën e sotme pasi Policia e Shtetit hap garën për 300 vende në Shkollën Bazë të policisë për “Patrullë të Përgjithshme”.

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokmentat në Drejtorinë Vendore të Policisë në zonën ku banojnë.

Fituesit do të ndjekin studimet në Kolegjin profesional të Lartë për “Patrullë të Përgjithshme” në Akademinë e Sigurisë.

Kandidatët duhet të jenë shtetas shqiptarë mbi 18 vjeç dhe të kenë mbaruar arsimin e mesëm. Ata nuk duhet të jenë përjashtuar nga Policia e shtetit apo nga shërbimi civil, si dhe nuk duhet të jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për krime apo kundërvajtje penale me dashje.

Vajzat duhet të jenë mbi 160 cm të gjata, ndërsa djemtë mbi 170 cm. Kandidatët nuk duhet të kenë tatuazhe në vende të dukshme dhe duhet të kenë patentë të tipit B për drejtimin e automjeteve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303