Ish i dashuri i Dua Lipës ka ndarë së fundmi disa foto në rrjetet sociale dhe ka treguar se tashmë është në një lidhje të re me modelen angleze, Florence Kosky.
Përpos afrimitetit të pikasur, komentet e miqve të tyre të lënë të kuptosh se midis dyshes ka lindur me të vërtetë një romancë.
Në foto ata shfaqen përkrah njëri-tjetrit e ndërsa në komente mesazhet vërtetojnë lidhjen e të dyve.
Isaac ka publikuar një foto në Instastory me dy gota plastike me lëngje frutash ku tregohet se ai ka dalë këtë pasdite së bashku me partneren e tij të re, modelen bionde, Kosky nga Anglia.
Nga ana tjetër modelja angleze ka shpërndarë foto me Isac Carew ku të dy duken pranë njëri tjetrit.
Pra s’ka më asnjë dyshim se ata janë bashkë.
/real-news.tv/