fbpx

Ja kur kthehet futbolli/ Duka i lumtur: Jemi në rrugë të mbarë

duka-1.jpg

Ditën e sotme, pas mbledhjes së Ligës, për mediat ka folur presidenti i FSHF-së, Armando Duka, i cili u shpreh se ishte më e mira që të fillonte futbolli dhe se në lidhje me kërkesat ka një dakordësi duke i çuar gjërat në rrugë të mbarë.

“Sapo përfunduam mbledhjen me Ligën Profesioniste. Ishte një debat për situatën dhe çfarë duhet të bëjmë në të ardhmen.

Vendimi përfundimtar ishte për disa arsye. Për arsye të domosdoshmërisë të spektatorëve që duan të shohim futboll, për arsye të lojtarëve. Një ndërprerë kaq e gjatë i bën dëm atyre dhe trajnerëve. Ne nuk bëjmë presion, kërkojmë bashkëpunim për të realizuar objektivat. Të gjithë jemi për një qëllim. Nuk jemi për herë të parë në vështirësitë e stadiumeve. E vendosë ta fillonim me Kupën, duke mos pasur shumë kërkesa për stadiumet, në mënyrë që ti përgatisim të mërkurë”, tha  Duka.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303