TË FUNDIT

Ja kur pritet heqja e testit në kufi në Maqedoninë e Veriut për vendet e rajonit

Javën e ardhshme Maqedonia e Veriut do të diskutojë për hapjen eventuale të kufijve për shtetet e rajonit, pa kushte. Vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe Greqia e Bullgaria do të rimblidhen sërish “online” për t’u koordinuar për lëvizjen e qytetarëve, por edhe për situatën e pandemisë. Zv/ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut, Armend Arsllani tha se me vendet e rajonit janë dakordësuar që të hartojnë një dokument për protokoll të ndërsjellë për kufijtë.

 “Grupet punuese janë në aktivitetet e tyre të përditshme, kemi shkëmbim të informacioneve gjatë gjithë periudhës dhe tani ne presim një hap tjetër, në të cilën do të kemi edhe një përgjigje konkrete gjatë video-konferencës për të pasur një protokoll të harmonizuar dhe konkret me të gjitha mënyrat sesi do të vazhdoj lëvizja sa më e lehtë e të gjithë udhëtarëve, por gjithmonë duke pasur një kontroll të shpërndarjes dhe përhapjes së COVID-19″, deklaroi Arsllani.

 Lëvizje të lirë pa test dhe pa kufizime të tjera Maqedonia e Veriut për momentin ka vetëm me Shqipërinë.

Maqedonia e Veriut ka regjistruar që prej fillimit të pandemisë 15226 të prekur, prej të cilëve 12700 janë shëruar dhe 631 kanë vdekur.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat