Ja kush do jetë prezantuesja tjetër përkrah Arditit te “Kënga Magjike”

Screenshot_32-1.jpg

Bora Zemani ishte prurja e re e edicionit të 20-të të ‘Kënga Magjike’. Në krah të Ardit Gjebreas prej javësh Bora prezanton konkurrentët.

Mirëpo Zemani nuk do jetë e vetmja prezantuese për spektaklin e muzikës këtë edicion.

Nga studio e “E diela shqiptare”, ditën e djeshme Arditi dhe Bora zbuluan se, për netët finale, kanë edhe një prezantuese tjetër: “Ajo nuk jeton në Shqipëri, por është një dashuri shqiptare…” – tha Arditi dhe pas pak në linjë direkte me Skype u shfaq Klaudia Pepa.

Balerina e njohur, e cila vijon me projektet e saj në Itali, tha se do vijë në Shqipëri, enkas për Këngën Magjike.

“Do vi me një ushtri. Me 12 balerinë meshkuj profesionistë nga Mediaset”, tha Klaudia.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303