Ja kush është gjyqtarja e dosjes së Klement Balilit!

Pas vetëdorëzimit tani Klement Balili do të përballet me drejtësinë. Një ditë pas vetëdorëzimit, mësohet se kush do të jetë edhe gjyqtarja që do të gjykojë çështjen e Klement Balilit, i cili akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

Gjyqtarja përballë së cilës do të vihet Balili është Liljana Muça. Ajo është një emër i panjohur për opinionin e gjerë publik, por jo sa i përket trajtimit të çështjeve të trafikut të drogës.

Muça, e cila u zgjodh pas hedhjes së shortit ka gjykuar më parë edhe atë të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali kur në prillin e vitit 2017 u kap një sasi droge prej 8 tonësh.

Në vitin 2017, 18 të arrestuarit e akuzuar për trafikimin e 8 tonëve drogë të bllokuar në Itali, mbetën në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg”, një vendim i dhënë nga gjyqtarët Fran Prendi dhe Liljana Muça./real-news.tv/