fbpx

Ja kush është mashkulli më i bukur në botë për 2018

Screenshot_2-6.jpg

Idris Elba është kurorëzuar me titullin “mashkulli më seksi në botë për 2018-ën”. Aktori britanik, i cili së fundmi ishte pjesë e serialit “Stinger” është vlerësuar si ylli më seksi në Hollywood nga revista “People”.

“Seriozisht? Nuk ka mundësi! E pashë veten me kujdes sot në pasqyrë dhe mendova me vete se qenkam pak seksi sot. Por sinqerisht shumë faleminderit për çmimin, ishte një super surprizë” – u shpreh 46-vjeçari.

Ky lajm u bë publike për herë të parë në emisionin “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon,” ku aktori u shfaq nga Londra.

 

“Mami im do të jetë shumë, shumë krenare” – tha ai duke qeshur.

Elba ka interpretuar edhe në “Marvel’s Thor” si dhe në rolin e Nelson Mandelës në filmin “Mandela: Long Walk to Freedom”. Në të shkuarën aktori, performonte edhe si DJ dhe kishte linjën e tij të rrobave.

Së fundmi, pritet që ai të organizojë ceremoninë martesore me të fejuarën Sabrina Dhowre. Ai është baba i një vajze 16-vjeçare, Isan dhe një djali 4-vjeçar Winston, nga martesa e mëparshme.

Në të shkuarën fitues të çmimit “mashkulli më seksi” kanë qënë Dwayne Johnson, David Beckham, Chris Hemsworth, Adam Levine, Channing Tatum dhe Blake Shelton.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *