Ja kush është “shkesi” i Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezaj

Screenshot_15-8.jpg

Nuk e dinim më parë por historia e njohjes së çiftit më të komentuar shqiptar, Bes Kallakut dhe Xhesila Myrtezajt paska qenë ‘kontribut’ i deputetit Nard Ndoka.

I ftuar mbrëmë në emisionin ‘E diela Shqiptare’ në rubrikën ‘Be Caffe’, Besi tregoi se nismëtari që ai sot ka një familje është pikërisht Ndoka.

“Sebepi që sot unë jam i martuar dhe kam familjen time është Nard Ndoka. Ai më nxori nga shtëpia atë ditë kur takova Xhensilën për herë të parë. Më mori në telefon dhe më tha: “Kam një rrugë për në Fushë-Krujë, do vish?” “Po”, – i thashë unë dhe, aty, kur zbrita te Zogu i Zi, takova Xhensilën”, – tregoi Besi.

Më pas aktori vazhdoi me humor bisedën pas një thashethemi të fundit që është përhapur për një dasmë të dytë të mundshme të Nardit.

“Ja ku po ta them publikisht, të kam një nuse borxh. Po u martove për herë të dytë, do të të sjell unë….”, tha Besi.

nard-ndoka-kryeministri-rama-ka.jpg

scroll to top