Ja mesazhet/ Komunikimi në WhatsApp që i mori jetën Khashogit?

Khashoggi.jpg

Në shkrimet e tij publike, kritika e Jamal Khashoggi për Arabinë Saudite dhe princin e tij të kurorës Mohammed bin Salman  ishte disi e përmbajtur, por në privat, gazetari i Uashington Post ishte më i lirshëm.

Në më shumë se 400 mesazhe WhatsApp të dërguara drejt një aktivisti saudit një vit para  se të vritej në konsullatën saudite në Stamboll, Khashoggi e përshkruan bin Salman si një “kafshë” i cili do të gllabërojë të gjithë në rrugën e tij, madje edhe përkrahësit e tij.

CNN i është dhënë qasje ekskluzive në korrespondencën midis Khashoggi dhe aktivistit të Montreal-it Omar Abdulaziz. Mesazhet e ndara nga Abdulaziz, të cilat përfshijnë regjistrime zanore, foto dhe video, portretizojnë një figurë të një njeriu të trazuar thellësisht nga ajo që ai konsiderohet si mashtrimi i princit të fuqishëm të mbretërisë së tij.

“Sa më shumë viktima që ha, aq më shumë ai dëshiron”, thotë Khashoggi në një mesazh të dërguar në maj. “Nuk do të habitem nëse shtypja do të arrijë edhe te ata që e mbushin me gëzim”- vijon mesazhi tjetër.

Shkëmbimet tregojnë një progres nga biseda në veprim – çifti kishte filluar të planifikonte një lëvizje online të të rinjve që do të mbante në konsideratë shtetin saudit. “Xhamal besonte se princi saudit është problemi dhe ai mendonte se duhet të ndalet,” tha Abdulaziz në një intervistë me CNN.

Por në gusht, kur ai besonte se bisedat e tyre mund të jenë përgjuar nga autoritetet saudite, kohë kur Khashoggi i shkroi mikut të tij . “Perëndia na ndihmoftë”, ndoshta duke e parandjerë rrezikun që i kanosej.

Dy muaj më vonë, ai u vra.

Abdulaziz tani do të ngrejë një padi kundër një kompanie izraelite që shpiku programin që beson se është përdorur për të përgjuar telefonin e tij. “Përgjimi i telefonit tim luajti një rol të madh në atë që ndodhi me Khashoggin, më vjen keq të them,” tha Abdelaziz për CNN. “Faji më ka vrarë”-shtoi ai i pikëlluar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303