fbpx

Ja përse bashkëshortja e “Osmanit” nuk flet më me kunatën

640-0-5c12b1820689d.jpg

Mediat turke raportuan se Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen, nuk kanë më një raport të mirë me motrën e aktorit.

Kjo e fundit e kishte hequr çiftin nga lista e ndjekësve në Instagram dhe veprimi i saj ra menjëherë në sy. Së fundmi mediat turke kanë zbuluar se Ozçivit ndodhet në një situatë shumë të vështirë.

Bashkëshortja dhe motra e tij kanë pasur një zënkë dhe për këtë arsye nuk flasin. Ndërkohë aktorit i duhet të mbajë anën e të dyjave. Thuhet se kur familjarët kanë mësuar për sherrin, janë përpjekur t’i bashkojnë palët.

Gjithashtu edhe Ozçivit po mendohet si ta zgjidhë këtë krizë.

Sipas mediave turke, motra e aktorit, Burcun Ozçivit as nuk festoi për ditëlindjen e nipit të saj, Karanit.

Të njëjtat burime thonë se Fahriye nuk dëshiron që Burak të takohet me motrën e tij.

Kujtojmë që Burak Ozçivit aktualisht po luan në serialin “Osmani”, që transmetohet në TV Klan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303