fbpx

Ja përse nuk bëjmë dot pa luleshtrydhen! Tashmë një dietë me të…

Screenshot_1-33.png

E ëmbël, e shijshme dhe e pasur me antioksidantë, ajo është një thesar i çmuar për humbjen e peshës.

Në kundërshtim me besimin popullor, luleshtrydhja përmban pak kalori, vetëm 30 për 100 gram.

Por si funksionon dieta e luleshtrydhes?

E thënë shkurt, mjafton ta përfshijmë këtë frut rregullisht në regjimin tonë për të humbur deri në tre kilogram në një muaj. Para se të filloni dietën, sigurohuni që të konsultoheni me një specialist për të zgjedhur rrugën më të përshtatshme për humbjen e peshës për nevojat tuaja.

Dieta e luleshtrydheve përfshin marrjen e këtij ushqimi si një vakt të lehtë, pra snack ose mëngjes. Këshilla është që t’i zgjidhni gjithmonë organike, të shmangni të papjekurat.

Luleshtrydhet mund t’i konsumoni në formën e një lëngu të centrifuguar, duke i shtuar edhe limon. Në këtë mënyrë përqendrimi i vitaminës C dyfishohet dhe fermentimi shmanget. Gjithashtu mund ta përzieni luleshtrydhen me mollë dhe banane për një vakt detoksi, ose t’i hani ato të shoqëruara me kos natyral.

I vetmi rregull që gjithmonë duhet të respektoni: kurrë mos shtoni sheqer sepse përveç rritjes së konsumit kalorik, neutralizon antioksidantët që gjenden në fruta dhe ju vë në rrezik linjat.

Përveç stimulimit të aktivitetit metabolik, luleshtrydhja është edhe pastruese, anti-inflamator dhe aktivizon antioksidantët e pranishëm në trupin tonë. Me pak fjalë, me këtë dietë, mund të humbni kile dhe të sheshoni stomakun, pa sakrifikuar shijen.

Falë luleshtrydheve trupi ynë do të përfitojë kripëra dhe vitamina. Përveç kësaj, në sajë të fibrave të pranishme në to, pas ngrënies ndihet ndjesia e ngopjes, e cila redukton urinë. Lajm i mirë është se luleshtrydhet mund të hahen edhe nga diabetikët, sepse sheqeri që përmbajnë, levuloza, eliminohet lehtë nga trupi.

Luleshtrydhja është me të vërtetë e mirë për trupin tonë. Ajo është diuretike, freskuese, redukton mbajtjen e ujit dhe kapsllëkun. Duke nxitur diuresën, lehtëson deflacionin dhe humbjen e peshës. Si të bëjmë pa të?

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303