33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ja pse Justin Bieber nuk ka publikuar asnjë këngë të re prej kohësh

spot_img

Justin Bieber ka bërë një postim shumë emocional dhe të gjatë në Instagram, ku u shpjegon fansave të tij pse nuk ka bërë publik asnjë projekt të ri muzikor.

Këngëtari i njohur shprehet se ka qenë i palumtur në turneun e tij të fundit dhe nuk dëshiron që t’u japë fansave të tij një imazh të tillë.

Ai shprehet se po punon fort që të shërohet nga disa probleme të rrënjosura thellë dhe për të mbështetur martesën. Justin thotë se asgjë nuk është më e rëndësishme për të, sesa vetë shëndeti dhe familja.

“Kam lexuar shumë mesazhe ku thoni se dëshironi një album …. Kam bërë turne gjithë adoleshencën time dhe në të 20-at e hershme … Kuptova, dhe siç ju e shihni, që kam qenë i pakënaqur në turneun e fundit dhe nuk e meritoj këtë, as ju nuk e meritoni, ju paguani para për të ardhur në një koncert të gjallë, energjik, argëtues dhe nuk isha në gjendje emocionale për t’jua dhënë këtë gjë në fund të turneut.

“Kam qenë në kërkim, kam gjykuar dhe gabuar si shumica prej nesh …. Unë jam tani shumë i përqendruar në rregullimin e disa prej çështjeve që kam të rrënjosura thellë, siç kanë shumica prej nesh, që të mos rrëzohem, që të  mund të mbështes martesën time dhe të jem babai që dua të jem. Muzika është shumë e rëndësishme për mua, por asgjë nuk vjen para familjes sime dhe shëndetit tim”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat