Ja pse nuk duhet t`i mbani sekretet, flasin psikologët

“Do të them një sekret, por më premto që nuk do i tregosh askujt”! Edhe nëse betohet, të premton, e të siguron që nga goja e tij nuk do të dalë gjysmë fjale. Sapo të largohet nga ju, do të përhapë lajmin, e psikologët thonë që shumë mirë bëjnë ! Të gjithë mbajmë sekrete, sado e pamundur të na duket, ashtu si të gjithë mund të japin fjalën që nuk do flasin për diçka dhe e bëjnë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten, se çfarë ndodh me trurin e njeriut kur mbajmë një sekret? Hulumtimet e reja kanë dalë në përfundimin se kjo gjë nuk i bën aspak mirë shëndetit mendor.

Një studim i botuar në PsycNET ka zbuluar se mbajtja e një sekreti mund të rrisë ankthin dhe të ndikojë negativisht në sjelljet shoqërore të një personi! Një ekip në Universitetin e Kolumbisë anketoi rreth 600 pjesëmarrës dhe zbuloi se më shumë se 96% e njerëzve mbanin sekrete, të cilat ishin të natyrës sentimentale, pikërisht sekretet më të dëmshme për trurin e njeriut.  Mesatarisht një njeri mendon për sekretin e tij dy herë në ditë, e pikërisht ky shqetësim rrit gjendjen e ankthit dhe frikës se mos zbulohet.