24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Ja pse telefonat tanë kanë nevojë për më shumë se një kamer?

spot_img

Kanë ikur ditët kur njerëzit përdornin aparate fotografike me jetëgjatësi të shkurtër baterie për të realizuar foto të cilësisë së lartë. Ndërsa ende nuk i mundin dot kamerat e dedikuara, smartfonët janë të zhdërvjellët, portativ dhe mund të realizojnë foto të cilësisë së lartë.

Nëse keni blerë një smartfon vitet e fundit, me shumë gjasa ka dy ose më shumë kamera të pasme. Por për çfarë nevojiten këto kamera? Në fakt përdorimi i tyre ndryshon nga një telefon tek tjetri.

Në këtë artikull do të flasim për llojet e kamerave sekondare dhe mënyrën sesi e kanë bërë kamerën e smartfonëve më të fuqishme.

Një shpjegim i gjatësisë fokale

Nëse keni vizituar ndonjëherë një dyqan kamerash me shumë gjasa keni parë terma “10mm” ose “35mm” përdorur për klasifikimin e lenteve dhe përshkrimin e fotografive që realizojnë.

E thënë thjeshtë gjatësia fokale përcakton dy gjëra: madhësinë e skenës që mund të kapë kamera dhe sesa mund të afrojë një hapësirë që ju shikoni.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat