Ja rrugët që kalohen me zinxhirë, “ngrin” Korça

ARRSH-ruget-3-1.jpg

Ngricat dhe moti i ftohtë vazhdon që të krijojnë probleme në lëvizjen e automjeteve dhe funksionimit të rrugëve

Për këtë arsye ARRSH njofton se gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta. Në të gjitha akset ku ka prezencë ngricash, është bërë shpërndarja e kripës nga ana e kontraktorëve.

Segmentet që janë të kalueshme me zinxhir ose pjesërisht me zinxhir janë:

Domaj- Drajë Rec

Qafë Mali- Fierzë

Ura e Cerenecit-Steblevë

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Drajë

Peshkopi-UShtelencë

Qafë Bualli-Krastë

Trebisht-Doganë

Në akset e tjera qarkullimi është normal.

Sipas ARRSH në Rajoni Qendror, gjatë natës ka pasur temperatura të ulëta dhe tani kanë filluar reshje të dobëta. Është punuar nga kontraktorët që në orët e para të mëngjesit për shpërndarjen e kripës në segmentet ku ka prezencë ngricash.

Aksi nga Trau i Dajtit-Teleferik -Vilat Qeveritare, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve , për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Shëngjergj rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për shkak të prezencës së ngricave.

Qafë Priskë-Qafë Mollë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.

Aksi Krujë Sarisalltik rekomandohet pjesërisht me zinxhir.

Lunik-Steblevë rekomandohet me zinxhir në pjesën fundore të tij. Në akset e tjera qarkullimi është normal./real-news.tv/

scroll to top