fbpx

Ja sa është shuma që do të përfitojnë punonjësit e Burgjeve

247e3f470de4dd7567e337bb7f0bb2fc_L.jpg

Sot, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve”, i cili përcakton trajtimin me pagë, shtesën mbi pagë, si shtesa për natyrë të veçantë pune, ashtu edhe shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi, si dhe kompensimet e shpenzimeve të udhëtimit, kompensimi për qiranë e banesës ashtu edhe trajtimi me ushqim pa pagesë.

Në VKM e miratuar sot përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit, në vlerë lekësh për muaj, bazuar në distancën në kilometra nga vendbanimi i punonjësit që fillon nga shuma 3,000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15,000 Lekë në muaj për distancën më të gjatë, 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit.

Në VKM e miratuar sot, përcaktohet gjithashtu edhe drejta e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës, kur punonjësi është transferuar apo komanduar.

Gjithashtu, në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim, në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303