Ja sa fitojnë vetëm me një postim blogeret e njohura në Instagram

Rrjeti social “Instagram”  është kthyer në një mënyrë promovimi dhe të të bërit biznes. Ai shërben si një mjet shumë i mirë për fitmin e të ardhurave, sidomos nga personazhet publikë apo blogerët të cilët fitojnë shuma të mëdha parash.

Shoqëria e inteligjencës së medias sociale’ Blogmeter’ ka përllogaritur me përafërsi se cilat janë shumat që fitojnë influencuesit më të mëdhenj në rrjetin social “Instagram’.

Në top 10-shen është edhe Chiara Ferragni, e cila ndodhet në vend të gjashtë dhe ka afërsisht 18 milionë ndjekës. Për një postim në Instagram, blogerja e njohur paguhet rreth 12.000 dollarë.

Mjafton t’i hedhim një sy veshjeve të saj, avionë privatë e pushimeve mjaft të kushtueshme, për të kuptuar kështu ndikimin ndikimin e madh në jetën e gjithsecilit, të këtyre blogerëve të modës.

‘Kurorën’ e mban Huda Kattan. Ajo ka 39.2 milionë ndjekës dhe rrjedhimisht fiton 18.000 dollarë për një postim.

Në vend të dytë qëndron Cameron Dalls, i cili fiton rreth 17.000 dollarë, i ndjekur nga Jennifer Selter me një fitim prej 15.000 dollarësh.

/real-news.tv/