fbpx

Ja sa ka kushtuar trajtimi i Trump pasi u infektua nga COVID-19

download.jpeg-3.jpg

Ekspertët këmbëngulin se mjekimi i përdorur për të shëruar presidentin amerikan Donald Trump nga Covid-19, është një mjekim për një super njeri. Me një vlerë prej më shumë se një milion euro, ky mjekim sigurisht që i përket shumë, shumë pak njerëzve.

Praktikisht atij iu dha një dozë e bollshme antitrupash monoklon, që është një raketë tokë ajër.

Bllokon virusin kur  hyn në gjak dhe në këtë mënyrë nuk mund të shkaktojë sëmundjen. Vetem se ky mjekim nuk është për të gjithë. Është shumë i kushtueshëm. Mjekimi i përdorur nga Trump është një mjekim për presidentë.

Deklarata vjen nga Ilaria Kapua, drejtoreshë e Qendrës për një shëndet në universitetin e Floridës.

Ajo shpjegon se antitrupat monoklon, janë raketa, që prodhohen në sasi shumë të vogla. Dhe për të funksionuar duhet të jenë shumë të përqendruar.

Për këtë arsye ai arriti të zhvillonte pjesën e fundit të fushatës elektorale duke u tallur me virusin. Njerëzit që i besojnë, dhe janë të shumtë, panë presidentin e tyre të fortë. Por kjo nuk vlen! Sepse ai ka marrë super dozë, ironizon Kapua, e cila thekson se si anti trupat monoklon, janë terapi super speciale. Është një gënjeshtër të mendosh se ky mjekim mund të përdoret për  të gjithë njerëzit në pak muaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303