fbpx

Ja sa orë duhet të stërviten femrat çdo ditë

run-1024x683.jpg

Gratë që duan të arrijnë të 90-at duhet që të sigurohen që të kenë peshën trupore që kishin kur ishin 20 vjeçe, sipas shkencëtarëve.

Studiuesit ndoqën regjimin e rreth 8,000 meshkujve dhe femrave që ishin rreth të 60-tave dhe u pyetën sesa peshonin kur ishin më të rinj.

Ekipi holandez i studimit zbuloi se, gratë që kishin shtuar më pak peshë gjatë jetës së tyre kishin arritur të 90-tat. Por për meshkujt pesha nuk lidhet aspak me jetëgjatësinë, sipas shkencëtarëve.

Studimi gjithashtu tregoi sesa aktivitet fizik bënë pjesëmarrësit gjatë 22 viteve të fundit.

Shkencëtarët gjetën sesa më shumë aktivitet fizik që bënin meshkujt, aq më shumë rritej mundësia që të jetonin deri në moshën 90-vjeçare.

Por për gratë nuk ndodh e njëjta gjë! Ato duhet që të stërviten 1 orë në ditë, pasi në të kundër do të ketë pasoja për to.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Maastricht-it, gratë që bënin 30-60 minuta ushtrime në ditë kishin 21% më shumë mundësi që të kapnin të 90-tat, sesa ato që bënin më pak se 30 minuta apo më shumë se 60 minuta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303