Ja sa zyrtarë të Policisë janë prekur nga COVID-19 në Kosovë

1582708406-Koronavirus-test-7-800x445-1-600x360.jpg

Pesë zyrtarë policorë janë prekur nga Covid-19 në Kosovë dhe bëhet me dije se ata ndodhë në karantinë.

“Një rast në Malishevë, zyrtari ka qenë i liruar nga puna, në pushim si rast i veçantë shëndetësor dhe i njëjti nuk ka pasur kontakt me ndonjë zyrtar policor, gjendet ne vetëkarantinë. Një rast në rajonin e Prishtinës vizitë studimore në Londër dhe falë syçëltësisë dhe komunikimit me Drejtorinë e Shërbimeve Shëndetësore të Policisë, menjëherë është vendosur në vetëkarantinë duke mos rrezikuar aspak të tjerët. Tri raste në Veri të Mitrovicës, zyrtarët janë duke u monitoruar dhe gjenden në karantinë”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës, dhënë për Radion Evropa e Lirë.

Policia e Kosovës thotë se ka marrë të gjitha masat për të ruajtur zyrtarët policorë nga infektimi me koronavirus.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303