fbpx

“Ja si mund të shmanget përkeqësimi i situatës në Shqipëri”, epidemiologu jep detajet

Epidemiologu Ilir Alimehmeti ka bërë një postim në rrjete sociale, ku ka publikuar një studim që është bërë për vendet e Ballkanit Perëndimor në lidhje me rastet e të prekurve nga Covid-19.

Alimehmeti shprehet se në Shqipëri akoma nuk ka një transmetim komunitar të Covid-19, e se infektimet aktualisht janë duke ndodhur në grupe rastesh, të cilat ai i klasifikon me ngjyrën e verdhë të semaforit.

Postimi i epidemiologut Ilir Alimehmeti:

Ku ndodhen shtetet e Ballkanit Perëndimor ne situatën epidemiologjike?❓

👉 Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtori i Pergjithshem i Organizates Boterore te Shendetesise, kur deklaroi pandemine sqaroi edhe qe:

👉 “…Nëse shtetet hetojnë, testojnë, trajtojnë, izolojne, gjurmojne dhe mobilizojne personelin e tyre (ne përgjigjen ndaj infeksionit), shtetet me pak raste COVID-19 mund te evitojne qe ato raste te kthehen ne grupe, dhe qe ato grupe te kthehen ne transmetim komunitar…”

👉 OBSH nuk ka një përkufizim specifik për transmetimin ne grup (cluster transmissions). Ky përkufizim mund te përdoret për te përshkruar infektime qe janë shume te perqendruara ne nje lokalitet te kufizuar, shpesh brenda familjes apo rrethit te ngushte profesional ose shoqeror.

Ne këto raste, burimi i infektimit njihet dhe mund te gjurmohet prapa.

👉 Sipas OBSH-se: “Transmetimi komunitar evidentohet nga paaftesia per te lidhur gjurmet e rasteve te konfirmuara permes zinxhirit te transmetimit per nje numer te madh te ketyre rasteve.”

Pra, permes nje thjeshtimi epidemiologjik mund te themi se ne gjuhen e semaforit:

💚 E gjelbër – Raste sporadike me COVID-19 ose aspak raste

💛 E verdhe – Grupe rastesh me COVID-19

❤ E kuqe – Transmetim komunitar i COVID-19

👉 Sipas Raportit te Situates nr. 195 te OBSH (2 Gusht 2020), te bashkengjitur:

💛 Shqiperia – Grupe rastesh

💛 Maqedonia e Veriut – Grupe rastesh

💛 Mali i Zi – Grupe rastesh

❤ Kosova – Transmetim komunitar

❤ Serbia – Transmetim komunitar

❤ Bosnje-Hercegovina – Transmetim komunitar

💛 Po ashtu, si Grupe Rastesh paraqiten edhe vendet e BE-se fqinje si Italia, Greqia, Kroacia, Sllovenia

Pra, shtetet me grupe rastesh jane ende epidemiologjikisht ne gjendje qe te evitojne perkeqesimin e situates duke:

Ruajtur distancen fizike (2 metra)

Ruajtur higjienen e rregullt te duarve

Mbajtur masken nese nuk ruhet dot distanca fizike

🚫 KUJDES TE MADH KOSOVES SEPSE SITUATA KA DALE JASHTE KONTROLLIT EPIDEMIOLOGJIK