Ja si na mashtruan Lady Gaga dhe Bradley Cooper

Këngëtarja e njohur, Lady Gaga ka treguar se si na ka mashtruar të gjithëve në lidhje me ‘dashurinë’ mes saj dhe Bradley Cooper që të gjithë hamendësuam.

Për revistën “ELLE”, e cila do të dalë në dhjetor, Gaga është shprehur se ajo dhe aktori donin që të gjithë të besonin se kishte dashuri mes tyre gjatë performancës ‘Shallow’ në ‘The Academy’.

“E kam fjalën, ne krijuam një histori dashurie. Sigurisht që ne donim që njerëzit të besonin se kishim rënë në dashuri. Dhe donim që njerëzit ta ndjenin atë dashuri në çmimet Oscar”.

Këngëtarja the se çdo gjë ishte e orkestruar në mënyrë të tillë që të jepte përshtypjen e dy të dashuruarve. Ajo madje shtoi se kishin bërë prova për këtë.

“Ne punuam fort, kemi punuar për ditë të tëra”.

Dhe së fundi, Bradley dhe Gaga ishin shumë të lumtur me rezultatin. Ia dolën të arrinin vëmendjen e duhur dhe të na mashtronin!