Ja si përgjigjet Ronela Hajati për Samantën, i çudit të gjithë…

Trekëndëshi i konfliktit Samanta-Ronela-Zerka ka filluar të sqarohet.

Në emisioni “Shiko kush Luan” veç argëtimit ka bërë që të sqarohen edhe çështje mes personazheve të njohur.

Si fillim ishte Zerka i ftuar në emision i cili bëri një deklaratë të fortë ndaj Samantës më pas po e ftuar në “Shiko kush Luan”, Samanta gjeti një rast për të kthyer përgjigje dhe këtë të shtunë ishte radha e Ronelës për të thënë mendimin e saj.

Në lojën me kabina,  këngëtares iu bë drejtpërdrejtë pyetja: “A u mërzite nga reagimi i Samantës për lojën me “Paint Ball” të Zerkës dhe si qëndron e vërteta e konfliktit tuaj?

“Ma keni bërë Samantën si dashnore ajo që ka ndodhur mund të quhet totalisht një budallallëk. Ajo është një gocë e mirë dhe unë i uroj të ketë shumë fat. As vetë nuk e mbaj mend çfarë ka ndodhur tamam”, është shprehur Ronela duke habitur të gjithë.

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë dy ndër personazhet më të dashur të publikut e që marrëdhënien e tyre nuk kanë dashur ta sqarojnë asnjëherë siç duhet.

Dy puntata më parë, në “Shiko Kush LUAN” Young Zerka bëri dy deklarata kontradiktore. Fillimisht këngëtari u përgjigj se shpirti binjak i tij është Ronela Hajati më pas në një tjetër lojë e konsideroi atë vetëm kolege.

Në këtë puntatë të “Shiko kush Luan” me anë të lojës ‘Ndaje ose Haje’, Ronela Hajati u pyet sërish për ta sqaruar një herë e mirë se çfarë është Young Zerka për të dhe ajo pa u menduar gjatë u përgjigj: “Shpirt binjak”.