Ja si quhet vajza e porsalindur e Granit Xhakës

Ditën e djeshme futbollisti i Arsenalit, Granit Xhaka ka njoftuar me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” se është bërë baba për herë të parë

“Mirësevjen princesha jonë e vogël, nëna dhe babi të duan shumë” : ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë, ku ka shprehur gëzimin që është bërë baba për herë të parë.

Kurse sot, me anë të një postimi në Instagram, Leonita, bashkëshortja  e Granitit i uron mirëseardhje në jetë vajzës së saj duke i zbuluar emrin.

Vogëlushja quhet Ayana Xhaka, dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe të lumtur.

/real-news.tv/