“Ja si Rama përçau protestën e studentëve”

Rama_studentet.jpg

Analisti i njohur Fatos Lubonja thekson se kryeministri Rama u përpoq për të përçarë protestën e studentëve.

Lubonja tha se Rama përdori dy mënyra për t’i përçarë studentët, e para i kundërvuri ndaj pedagogëve dhe e dyta nëpërmjet FRESSH.

Dua të them që në fillim pati, përçarje, luftë për ta kapur. Kërkesat kanë edhe diçka, çdo lëvizje kur shikon që kërkesat e tyre nuk aprovohen ti e thellon dhe e politizon çështjen. Nëse ti më fut dhunë atëherë unë do protestoj ndaj dhunës. Në këtë aspekt nuk ka pasur një koordinim. Ka pasur përçarje dhe përçarjen kryesore ka dashur ta bëjë qeveria, e para me kundërvënien studentë- pedagogë pra, për ta drejtuar kundër pedagogëve për t’i intimiduar dhe linçuar dhe përpjekja tjetër është përmes asaj pjese të rinisë që është FRESSH. Jemi në një situatë kaotike, për mua siç e kam ndjekur, protestës i ka ikur kulmi ajo pika kulminante si lëvizje”, shprehet Lubonja, transmeton “News 24”.

Ai shton se sistemi akademik dhe ai shkollor duhet riformatuar i gjithi, ndërsa protesta e studentëve sipas tij, duhet të kishte goditur, atë që e quajti sistem politik të korruptuar./real-news.tv/

scroll to top